“Është i qetë”, detaje nga qëndrimi i Klodian Çalamanit në burg: Vazhdon të mbaje veshur rrobat e ngjarjes, askush nuk e ka..

335
0

Familjarët e Mateso sot kanë zhvilluar protestë  para burgut të Vlorës, ku po mbahet në paraburgim edhe autori Klodian Çalamani.

Gazetari Enrik Mehmeti ka dhënë edhe detaje në lidhje me autorin, i cili prej disa ditësh ndodhet në paraburgim.

Ai tha se Klodiani Çalamani edhe pse ka bërë një krim te rende, është i qetë. Asnjë familjarë deri më tani nuk ka shkuar që ta vizitojë Çalamanë, teksa thuhet se ai mbanë akoma veshur rrobat me të cilën ka kryer edhe ngjarjen, asnjë nga të burgosurit nuk pranon që t’i vi në ndihmë.

Kujtojmë se Çalamani nuk ka as përfaqësues ligjor, pasi edhe avokati i caktuar nga shteti nuk ka pranuar që të përfaqësonte këtë çështje

Familjarët e Mateos që kërkojnë drejtësi, tani janë duke zhvilluar protestë në qendër të qytetit të Vlorës.