Dje qarkulloi me shpejtësi një lajm në mediat online, sa i takon një incidenti që ndodhi gjatë një transmetimi “live” me avokatin Spartak Ngjela. Gjatë një lidhje me Skype, teksa Ngjela fliste për situatën në PD, u dëgjuan papritur rënkime.
Mediat aluduan se avokati Ngjela mund të kishte hapur një video por no në kompjuterin e tij të zyrës, që mund të jetë aktivizuar gjatë lidhjes me televizionin. Por në një video e cila është pjesa origjinale e intervistës, dëgjohet qartë se nuk ka pjesë pornografike, siç flitet nëpër disa media.
Në problemin teknik që kishte ndodhur me lidhjen “live” gjatë emisionit, ishte thjesht një shkëputje linje gjatë transmetimit. Madje avokati reagon i habitur teksa dëgjon në kufje zërin e një gruaje dhe pyet gazetaren: “çfarë është kjo, ça ka kështu?”.