Rritja e numrit te infektimeve, anëtarja e Komitetit të Ekspertëve ngre alarmin, ja çfarë do të ndodhë masat e reja anti-COVID

222
0

Javët e fundit është rritur ndjeshëm numri i infektimeve me COVID-19, teksa ekspertët thonë se kjo rritje vjen për shkak të mosrespektimit të masave anti-COVID.

“Më vjen keq që shpeshherë hyjmë në supermarket dhe shumica janë pa maskë. Ose grumbullimi në transportin publik apo në ambiente të mbyllura nuk zbatojnë as maskën as distancimin”, u shpreh për Tv Klan Xhorxhina Kuli, anëtare e Komitetit Teknik të Ekspertëve.

E pyetur nëse do të ketë ashpërsim të masave në rast se shifrat vijojnë të rriten, ajo tha se qytetarët duhet të zbatojnë me rigorozitet masat e e vendosura nga Komiteti i Ekpspertëve, në mënyrë q ëtë mos kemi kufizim të mëtejshëm të lëvizjes.

“Para se të kalojmë në masa të reja i bëj thirrje të gjithëve: të mundohemi me rigorizitet të zbatojmë ato masa aktuale që janë. Nuk uroj kurrë që të marrim masa të reja dhe shkojmë në kufizimin e lëvizjes dhe s’do thoja kurrë lockdown. Kjo është e dëmshme për të gjithë. Por ama që të duam të ndihmojmë mjekësinë dhe epidemiologjinë në këtë aspekt duhet të gjithë të kontribuojmë me zbatimin me rigorozitet të masave”, tha ajo.