“Udhëtime në Hollandë me biznesmenin Klodian Zoto” Pas akuzave te gazetares, Lulzim Basha merr vendimin e papritur

48
0

Kryedemokrati Lulzim Basha ditën e nesërme do të padisë për shpifje gazetën “Mapo”. Ky kallëzim vjen pasi kjo gazetë akuzoi Bashën se kishte udhëtuar dy herë drejt Holandës me biznesmenin Klodian Zoto.

Në shkrim thuhej se udhëtimi i parë ishte në 13 shkurt 2018, ndërsa i dyti rreth 5 muaj më vonë, në 27 gusht 2018. Sipas artikullit, Klodian Zoto nuk ka pranuar që t’i pagujë Bashës gjobën e vënë nga kryedemokrati, me këtë të funditn që është betuar se do ta bënte Zoton shënjestër të sulmeve të opozitës.

Njoftimi i PD:

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do të depozitojë nesër kallëzim penal për shpifje ndaj gazetës “Mapo”.

Lulzim Basha dhe PD kanë denoncuar që ditën e parë aferën e inceneratorëve, kanë bërë kallëzim në SPAK dhe për këtë çështje është ngritur edhe një komision hetimor nga Partia Demokratike. Shpifjet e ulëta që vijnë nga persona që dje kanë mbështetur kandidatin e PS-së Orlando Rakipi, kanë për qëllim vetëm të dëmtojnë figurën e kryetarit të Partisë Demokratike dhe t’i shërbejnë mafias së inceneratorëve. Asnjë shpifje, apo trillim i ulët, nuk do ta ndalë PD dhe Lulzim Bashën nga beteja për vetting-un në politikë, si rruga e vetme për ta pastruar politikën shqiptare nga llumi ku është zhytur në këto 30 vite.