“I ofruam 15 mandate LSI ata kerkonin 34”, Vasili debaton LIVE me Bardhin

222
0

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Interim, Petrit Vasili ka përgënjeshtruar Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazmnet Bardhi, i cili deklaroi se Partia Demokratike i ka ofruar LSI-së 15 mandate të sigurta për të hyrë në lista të përbashkëta dhe ata nuk kanë pranuar.

Në një lidhje me Skype, Vasili tha se kjo gjë nuk ka ndodhur kurrë. Ai shtoi se në asnjë moment, PD-ja nuk i ka propozuar LSI-së listë të përbashkët më 15 mandate të sigurta. Nga ana tjetër, Bardhi këmbëngulte se në atë bisedë nuk kishte qenë i pranishëm Vasili.

Pjesë nga debati:

Petrit Vasili: Nuk ka patur kurrë…

Gazment Bardhi: Si nuk ka patur kurrë, kemi qenë dëshmitarë aty? Nuk ka ndodhur në prezencën tënde

Petrit Vasili: Në prezencën time dhe të zonjës Kryemadhi s’ka pasur një diksutim për numra mandatesh. Është premtuar vetëm një angazhim, ka patur vetëm një angazhim. Do të kishim takime të përbashkëta në çdo qark, të cilat nuk ndodhën asnjëherë për arsye të mungesës së dëshirës nga Partia Demokratike

Gazment Bardhi: Si nuk ka patur diskutime që do hynim në një listë të përbashkët? Nuk ju është parashtruar ju as situate për qarkun e Elbasanit?

Petrit Vasili: Unë po them se diskutim për 15 mandate s’ka patur.

Gazment Bardhi: Po si s’ka pasur, po mohoni atë që kemi thënë…

Petrit Vasili: Është diskutuar dhe është zgjedhur që strategjia për të maksimizuar votën.