Me shpejtësi dhe semafor të kuq, dalin pamjet kur humoristi Gaz Paja fluturon nga motori (Video)

76
0

Ky është momenti kur humoristi Gazmend Paja është përplasur me motorin e tij me një makinë ditën e sotme.

Ngjarja ka ndodhur në mesditë, ndërsa duket se aktori është me shpejtësi të lartë dhe totalisht në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor teksa kalon semaforin, ndërsa makinat janë duke u kthyer majtas.

Disa makina kanë frenuar për të parandaluar përplasjen, por ishte e pamundur që të shmangej aksidenti. Paja ka ardhur nga krahu i djathtë me shpejtësi mbi motor, duke u përplasur rëndë me automjetin.

Aktualisht Gazmend Paja ndodhet në spital dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërkohë që mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.