Itali/ Ndryshon kufiri i pagesave me para në dorë, gjobe per ata qe nuk e respektojne

559
0

Rikthehet kufiri prej një mijë eurosh për pagesat me cash, duke filluar nga 1 janari 2022

Kjo synon të inkurajojë pagesat dixhitale, të gjurmueshme dhe transparente, duke luftuar kështu evazionin fiskal dhe transaksionet e paligjshme

Kufiri i vendosur nga dekreti fiskal 124 i vitit 2019, i lidhur me Ligjin e Buxhetit 2020, kishte vendosur hyrjen në fuqi duke filluar nga janari 2022.

Për momentin është e mundur të bëhen pagesa me cash deri në dy mijë euro: kështu u ul tavani maksimal duke filluar nga korriku 2020. Më parë lejoheshin transaksione deri në tre mijë euro

Ndryshimi i ardhshëm do të jetë i nënti në njëzet vjet. Tavani prej një mijë eurosh ishte vendosur tashmë nga ekzekutivi i drejtuar nga Mario Monti në fund të vitit 2011.

Në vitin 2016, qeveria e Matteo Renzit e ngriti sërish në tre mijë euro

Neni 18 i Dekretit të Ligjit 124 i vitit 2019 parashikon një gjobë prej një mijë eurosh për ata që nuk respektojnë masat e reja.

Kufiri do të zbatohet për të gjitha transaksionet ndërmjet personave fizikë ose ndërmjet personave juridikë (pra edhe për subjektet dhe shoqëritë kolektive). Nga ana tjetër, pagesat në llogari bankare dhe tërheqjet e shumave më të mëdha nuk do të ndalohen

Në shumë vende evropiane nuk ka kufi për transaksionet me para. Ndër vendet që do ta prezantojnë, përveç Italisë, janë edhe Franca, Portugalia, Greqia, Spanja dhe Belgjika

Lufta kundër pagesave ne te zeze nuk është vetëm italiane. Bashkimi Evropian, në korrik 2021, propozoi vendosjen e një kufiri të Komunitetit për transaksionet me para në dorë në 10 mijë euro./shqiptari.net/