Greqia rikthen pensionet “300 euro” për ata që vetëshpallen minoritarë grekë, këngëtari me origjinë shqiptare takon kryeministrin Mitsotakis

140
0

Greqia pritet të rikthejë pensionet për ata që vetëshpallen minoritarë grekë në Shqipëri pas më shumë se një dekadë ndërprerjeje për shkak të krizës së thellë ekonomike që kaloi vendi. Lajmin në lidhje me këtë e ka dhënë këngëtari me origjinë nga Shqipëria Christos Mastora pas një takimi me kryeministrin grek Mitsotakis.

Këngëtari me origjinë nga Vodhina e Gjirokastrës shkruan se ka marrë garanci prej shefit të qeverisë greke për zgjidhjen e asaj që ata e quajnë “ngërç” me pensionet e të moshuarve që vetëshpallen grekë.

Krahas Shqipërisë kjo politikë e Greqisë ndiqet edhe në vende të tjera përreth si Turqia, Bullgaria apo Maqedonia e Veriut, ku të moshuarit që pranojnë se janë greke përfitojnë një trajtim financiar mujor, i cili në rastin e Shqipërisë ishte 300 euro.

Lajmi u dha nga vetë këngëtari me origjinë shqiptare gjatë një postimi në rrjetet sociale ku bën të ditur se “i jepet fund padrejtësisë dhe do të zbatohet barazia”.