Akademia e barinjve behet virale në rrjet, ministrja: Ishte keqkuptim, e kemi parë në disa vende, nuk e kisha per..

182
0

Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca ka reaguar ditën e sotme në komisionin e Ekonomisë mbi keqkuptimin, i cili është bërë viral në rrjet mbi ngritjen e akademisë së barinjve në vend, për të ruajtur këtë profesion dhe vazhduar trashëgimnin e tij në breza.

Në fjalën e saj ministrja ka sqaruar se e gjithë kjo është një keqkuptim dhe mbi të gjitha një eksperiencë e cila nuk është shpikur nga Shqipëria, teksa aplikohet në vende si Zvicra Anglia dhe Spanja.

“Mund të bëj  një sqarim në keqkuptimin e ndodhur në mbledhjen e kaluar. Një keqkuptim i ndodhur dhe me artikulimin e fjalës akademi. Në lidhje me fjalën akademi kjo është një eksperiencë që nuk e kemi shpikur por  e kemi parë në disa vende, Zvicra Anglia Spanja e kanë një qasje drejt zgjidhjes së problemit të migrimit të njerëzve nga profesioni  i bujkut të cilët po përpiqen ti adresojnë duke dhënë mbështetje në formimin e tyre për ti angazhuar në lëtë profesion.”- sqaron ministrja.


Ndër të tjera ajo shprehet se kjo nisëm është konsultuar edhe me donatorët. Ministrja Krifca shton gjithashtu se nuk nuk do të jetë vetëm në në blegtori dhe zanatin e barinjve por dhe në zanatin e fermerëvë të rinj që i bashkohen trupës së bujqësisë.

“E kemi konsultuar dhe me donatorët, që si drejtoreshë e azhbr jam konsultuar dhe me universitetin bujqësor, që në 2018 kemi filluar të mbështesim stanet. Është një program që do të vazhdojmë ta përforcojmë dhe ta ndihmojmë për të ruajtur traditën në fusha të tilla. Kjo jo  e shprehur vetëm në blegtori dhe zanatin e barinjve por dhe në zanatin e fermerëvë të rinj që i bashkohen trupës së bujqësisë. Ky ishte sqarimi që doja të bëja“, tha ministrja.