Detaji që i habiti të gjithë, shikoni çfarë logo mban çadra e Edi Ramës sot në Beograd

151
0

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Beograd, në kuadër të nismës “Open Balkans”.

Udhëtimin e Ramës duket se nuk e ka favorizuar moti, ndërsa kryeministri shqiptar është shfaqur në aeroportin “Nikola Tesla” duke mbajtur çadër, pasi zbriti nga aeroplani i “Air Albania”.

Por detaji që bie në sy është shkrimi në çadrën e Ramës. Aty lexohet emri i kompanisë farmaceutike “Farma Net Albania”, dhe mesa duket kjo është një prej çadrave të shumta të prodhuara për llogari të kompanisë, por mbetet e paqartë se si ka përfunduar në duart e Ramës.

Në fakt, kompania “Farma Net Albania” nuk është e panjohur për publikun. Pronari i saj, biznesmeni Sokol Topçiu është aktualisht nën masën “arrest shtëpie” pasi dyshohet se ka përfituar miliona lekë gjatë pandemisë, duke i shitur shqiptarëve ilaçe kontrabandë për Covid-19, të cilat i blente me rreth 20 dollarë dhe i shiste deri në 500 dollarë.