Paralajmerimi i Manastirliut: Shumë shpejt, shqiptarët do hyjnë në lokale me Green Pass, por jo vetem..

238
0

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu paralajmeroi sot nga foltorja e Parlamentit se shumë shpejt, edhe në Shqipëri do të ndiqet modeli i vendeve evropiane, ku për të hyrë në lokale apo në strukturat e shërbimit do të duhet që qytetarët të tregojnë certifikatën e vaksinimit, siç njihet ndryshe “Green Pass”.

Sipas saj, njësoj do të veprohet edhe në Shqipëri, sikurse me universitetet. Në restorante, lokale dhe bare do të aplikohet Green Pass ose pasaporta e Covidit.

“Si hyhet në një lokal, në një bar, në një restorant në Europë? A hyhet me Green Pass? Do ta vëmë Green Passin? Si shkohet në strukturat e tjera të shërbimit? Do ta vëmë Green Passin. E vendosëm në universitete”, deklaroi ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.