Kapet duke vjedhur këpucë në një dyqan, ja si justifikohet: “Sapo kam bërë vaksinën e Covidit, nuk e kuptova qe..”

238
0

E ndaluar pasi kishte vjedhur një palë këpucë në një dyqan, një grua u justifikua me karabinierët duke pretenduar se nuk ishte në dijeni të veprimeve të saj “për shkak të dozës së vaksinës kundër Covid të administruar disa orë më parë”. Ndodhi në Asiz, në Umbria.

Gruaja u pa teksa endej nëpër dyqan, duke provuar këpucë të ndryshme të ekspozuara. Ky qëndrim ka vënë në dyshim përgjegjësit e dyqanit, të cilët kanë thirrur karabinierët.

Nga hetimet rezultoi se mes një prove dhe tjetrës, zonja kishte fshehur një palë këpucë në çantën e saj dhe më pas kishte tentuar të largohej nga dyqani, por duke ndezur alarmin kundër vjedhjes. Kur mbërriti te makina e saj, ajo u ndalua dhe u kontrollua nga karabinierët, të cilët e shoqëruan deri në kazermë dhe e denoncuan./shqiptari.net/