Kjo javë ka shënuar sërish rritje të rasteve me COVID në Itali.
Si duket kurba e rasteve pozitive po shkon përsëri në rritje në vendin fqinj.
Për të dytën javë radhazi, rastet pozitive janë një të tretën më shumë se ato të shtatë ditëve të mëparshme. Nga e hëna deri në ditën e djeshme janë zbuluar 30.792 infeksione, kundrejt 23.305 në periudhën 18-24 tetor.
Duke qenë se prej 2 javësh kurba e infektimeve është në rritje, mos ndpshta Italia do “mbërthehet” nga një valë tjetër e COVID?