Tentuan t’i rrëmbenin të dashurën nga krahu, shqiptari theret me thikë në mes të rrugës

749
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Athinë ku një i ri shqiptar është sulmuar me thikë nga tre persona.

Ngjarja ndodhi rreth orës 3 të mëngjesit kur shqiptari ishte duke ecur në rrugë së bashku me të dashurën e tij.

Mirëpo tre banditët e maskuar kanë tentuar t’i rrëmbejnë të dashurën dhe reagimi i tij ka bërë që i riu të therej me thikë.

Ngjarja ndodhi vetëm pak metra larg stacionit qEndror të Policisë Greke në Athinë. Ata e dhunuan dhe goditën disa herë me thika në trup shqiptarin, duke e lënë të plagosur.

Autorët e morën vajzën me forcë për ta futur brenda automjetit të tyre që e kishin parkuar pak metra më tutje. Plani i tyre dështoi për shkak të të bërtiturave të vajzës, që u dëgjuan nga oficerët e policisë të cilët patrullonin në zonë.

Dy prej tyre arritën të largoheshin ndërsa njëri u arrestua nga policia.

Policia ka zbuluar se njëri prej dhunuesve është një tjetër shqiptar, kriminel i njohur nga policia greke për vjedhje dhe grabitje. Emri i tij nuk është bërë me dije, por mediat greke shkruajnë se ai është deportuar katër herë nga Greqia, por kishte hyrë sërish në mënyrë ilegale.

Hera e fundit që ai është skeduar nga policia, ka qenë më 28 Janar. Së bashku me një tjetër shqiptar, grabitën një student grek nën kërcënimin e thikës. Shenjat e tij të gishtërinjve u gjetën në automjetin që kishte vjedhur.

Policia e Athinës vazhdon hetimet për të arrestuar dy personat e tjerë që sulmuan të riun shqiptar dhe për të z bardhur shkaqet e ngjarjes. Ndërkohë, i plagosuri nga goditjet me thikë ndodhet në spital.