E papritur/ Britania e Madhe do të japë mbi 10 mije viza pune prej mungesës se fuqisë punëtore

240
0

Mbretëria e Bashkuar do të japë deri në 10,500 viza të përkohshme pune për shkak të mungesës së fuqisë punëtore. Kjo është një zgjedhje e papritur në frontin e emigracionit pas Brexit, e marrë të shtunën nga qeveria e Boris Johnson. Vizat 3-mujore, të vlefshme nga tetori deri në dhjetor, do të duhet t’i përgjigjen mungesës së kamionistëve, por edhe të stafit në sektorë të tjerë kyç të ekonomisë britanike, si p.sh ruajtes te bagetive dhe shpendeve.

Radhë makinash, njerëz të grumbulluar per benzinë ​​dhe pika karburantesh të mbyllura. Këto janë pamjet që vijnë nga Britania e Madhe, ku automobilistët prej ditësh denoncojnë mungesën e karburanteve, veçanërisht në zonën e Londrës dhe në juglindje të Anglisë. Në fakt, për shkak të Brexit, dërgesat në automjete të rënda janë ulur duke cuar në mbylljen e shumë dyqaneve të zinxhirit ushqimor Nando, qumështit McDonald’s për milkshake dhe dyshekët Ikea.

Ajo që mungon, megjithatë, nuk është vetë benzina, por shoferët e kamionëve që supozohet të sjellin karburantin në pikat e servisit. Në fakt, duket se rreth 25 mijë shoferë kamionësh nga Bashkimi Evropian që janë larguar në vitin 2020 nuk janë kthyer më në Britaninë e Madhe, ndërkohë që 40 mijë shoferë presin testin për të vozitur mjete të rënda. Për të rënduar situatën në këtë rast, fakti që për të transportuar lëndë të rrezikshme si benzina kërkon një licencë tjetër të veçantë.

Kompania British Petroleum, një nga kompanitë kryesore të karburanteve në Mbretërinë e Bashkuar, konfirmon shqetësimin që po përjetojnë britanikët. Në fakt, sipas gazetës britanike Guardian, BP u detyrua të mbyllte plotësisht disa pika shërbimi pasi njëqind të tjera u gjendën pa të paktën një lloj karburanti.

Grupi Esso, nga ana tjetër, foli për një krizë që prek një “numër të vogël distributoresh”. Një shqetësim që sipas shoqatës tregtare të Logjistikës në Mbretërinë e Bashkuar mund të zgjasë deri në pranverën e vitit të ardhshëm kur, përmes testeve, do të rifutet staf i mjaftueshëm.