Gjobë rekord prej 27 mijë euro për shoferin: voziti 20 orë rresht pa pushuar

57
0

Një gjobe 27 mijë euro. Është çmimi i lartë që një shofer kamioni do të duhet të paguajë për moszbatimin e disa rregullave të Kodit të Autostrades, duke përfshirë kohën e drejtimit dhe pushimit të vendosura nga legjislacioni evropian. Gjoba rekord është rezultat i 88 dënimeve të ndryshme të vendosura ndaj shoferit të ndaluar në rrugë në Pordenone.

Kamionistin e “palodhur” të cilit ndër të tjera i janë hequr edhe 249 pikë nga patenta e tradhetuan të dhënat nga regjistrat e tahografit të 28 ditëve të fundit. Për javë të tëra shoferi ka injoruar plotësisht rregulloren KE 561/2006, sipas së cilës çdo shofer kamioni duhet të respektojë një kufi maksimal të orëve të drejtimit dhe të respektojë një pushim minimal ditor dhe javor.

Në rastet më të këqija, shoferi kishte vozitur edhe për 20 orë (maksimumi është 10), duke pushuar vetëm 4 orë (në krahasim me minimumin prej 9 orësh të parashikuar nga legjislacioni). Sipas Komisariatit të Policisë, drejtuesi i mjetit ka pranuar se ka kryer të gjitha parregullsitë. Është sanksionuar edhe kompania e kamionëve ku ai punonte dhe do të raportohet në Zyrën Lokale të Punës kompetente.