Italia mbylli sërish kufijtë nga nesër, vjen njoftimi i ministrise: vetem keta persona lejohet të udhëtojë, ja kushtet

574
0

Nga dita e nesërme do të futen në fuqi masat e reja të udhëtimit drejt Italisë. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se qeveria italiane ka forcuar masat kufizuese, për të përballuar situatën emergjente epidemiologjike shkaktuar nga Covid-19 duke lejuar që të udhëtojnë përtej Adriatikut vetëm disa kategori me specifika të veçanta.

Kështu nga nesër nga Shqipëria në Itali mund të udhëtojnë individë për motive të caktuara si: pune, shëndeti, studimi, urgjence, persona të cilët kthehen në vendin e tyre të rezidencës, familjarët e ngushtë të shtetasve shqiptarë të pajisur me leje qëndrimi të rregullt në Itali, personat të cilët kanë një marrëdhënie emocionale të provuar dhe të qëndrueshme me shtetas që janë rezident në Itali, sportist, teknik dhe gjykatës garash dhe shoqërues që marrin pjesë në aktivitete sportive olimpike, paraolimpike të certifikuara dhe me interes kombëtar. Gjithashtu shtetasit që udhëtojnë nga Shqipëria drejt Italisë, pavarësisht nga nënshtetësia dhe që kanë qëndruar aty më shumë se 120 orë do t’i nënshtrohen edhe një vetë izolimi 10 ditor, në fund të të cilit do kryejnë edhe një tampon molekular apo antigjenik.

Për kategoritë e personave që mund të udhëtojnë ka disa kushte; prezantimi i “Passenger Locator Form” në format dixhital ose në kopje fizike, prezantimi i testit me rezultat negativ molekular ose antigjenik, të kryer 72 orë përpara udhëtimit, qytetarët i nënshtrohen izolimit në mirëbesim prej 10 ditësh në adresën e deklaruar në “Passenger Locator Form” dhe i nënshtrohen testit molekular ose antigjeni, në përfundim të izolimit. Këto masa janë të vlefshme deri më datë 15 dhjetor 2021

Nga gushti deri në ditën e sotme çdokush mund të udhëtonte drejt Italisë vetëm duke treguar certifikatën e vaksinimit ose një test PCR. Por me vendimin e sotëm, asnjë shqiptar nuk do të mund të futet në Itali nga Shqipëria pa pasur një arsye specifike.

NJOFTIMI I PLOTE

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se qeveria italiane ka forcuar masat kufizuese, për të përballuar situatën emergjente epidemiologjike shkaktuar nga Covid-19.

➡️ Si rrjedhojë, duke filluar nga data 𝟮𝟲 𝘁𝗲𝘁𝗼𝗿, shtetasit nga:

– Shqipëria

– Maqedonia e Veriut

– Serbia

– Mali i Zi

– Bosnje Hercegovina

– Libani

– Azerbaxhani

– Moldavia

– Brunei Armenia

mund të hyjnë në Itali vetëm për motive të caktuara si:👇

-motive pune,

-motive shëndeti,

-motive studimi,

-motive urgjence,

-persona të cilët kthehen në vendin e tyre të rezidencës,

-familjarët e ngushtë të shtetasve shqiptarë të pajisur me leje qëndrimi të rregullt në Itali,

-personat të cilët kanë një marrëdhënie emocionale të provuar dhe të qëndrueshme me shtetas që janë rezident në Itali,

-sportist, teknik dhe gjykatës garash dhe shoqërues që marrin pjesë në aktivitete sportive olimpike, paraolimpike të certifikuara dhe me interes kombëtar.

➡️Shtetasit që udhëtojnë nga Shqipëria drejt Italisë, pavarësisht nga nënshtetësia dhe që kanë qëndruar aty më shumë se 𝟭𝟮𝟬 orë do ti nënshtrohen edhe një vetë izolimi 𝟭𝟬 ditor, në fund të të cilit do kryejnë edhe një tampon molekular apo antigjenik.

🔴 Dokumentacioni i nevojshëm që kërkohet:

a) prezantimi i “Passenger Locator Form” në format dixhital ose në kopje fizike

b) prezantimi i testit me rezultat negativ molekular ose antigjenik, të kryer 72 orë përpara udhëtimit;

c) qytetarët i nënshtrohen izolimit në mirëbesim prej 10 ditësh në adresën e deklaruar në “Passenger Locator Form”;

d) i nënshtrohen testit molekular ose antigjeni, në përfundim të izolimit.

❗Këto masa janë të vlefshme deri më datë 𝟭𝟱 𝗱𝗵𝗷𝗲𝘁𝗼𝗿 2021