Para futjes së Bora Zemanit në Big Brother, Donaldi bën deklaratën që nuk pritej: Ka mbaruar

232
0

Historia e dashurisë me Donald Veleshajt dhe Bora Zemanit është rikthyer sërish në vëmendjen e publikut.

ka tetë muaj që ka mbaruar, kjo histori dashurie vazhdon të ngjallë interes tek publiku, sidomos tani kur Donaldi ka folur hapur për dashurinë e tyre.

Donaldi sërish ka folur për raportin e tij me moderatoren Bora Zemani. Ai ka thënë se Borën e ka dashur me shpirt, por sipas tij gjërat duhet të pranohen ashtu siç janë.

“Kam respekt për atë vajzë. Unë jam i turbullt për momentin këtu brenda nuk mundem. Historia është shumë e bukur por jo e vertetë. Nuk e di. Këtu Brenda nuk e zgjedh. Është vajza që unë kam dashur me gjithë shpirt, e them vërtetë, kur mbarojnë gjërat mbarojnë. Më vjen inat për disa gjëra, unë jam investuar shumë dhe kam qenë’ all in’ në atë marrëdhënie ndonjëherë me vjen keq për veten ime për atë, ndoshta kemi humbur kohë me njëri tjetrin. Unë i fola gjërat hapur, por gjërat janë të ndërlikuara nuk janë një fjalë goje. Sepse atëherë ma bëri pyetjen Fifi. Edhe kur më ka pyetur Paloma jam përgjigjur. Gjërat duhet pranohen siç janë. Gjatë gjithë lidhjes sonë ne i kemi bërë keq njëri-tjetrit”, tha Donaldi.