Pse fitojnë korçarët lotarinë? Dervishi: Problem 50 vjeçarët, ja cfarë bëjnë korcarët në amerikë..

4221
0

Këtë të mërkurë në programin “Abc e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi ishin të ftuar Arben Dervishi, Larisa Katundi, Niko Kotherja dhe Mimoza Paraveli. Ata ndanë përvojën e tyre në lidhje  me Amerikën teksa te gjithë përballen me legjenden se të jesh nga Korça me patjetër e fiton lotarinë amerikane.

Ndalur në këtë pikë Arbeni theksoi se për të shkuar në Amerikë, duhet të jesh në moshën 20 apo 30 vjeç, ndërkohë  që nuk pranon 50 vjeçarët.  Me shaka ai shtoi se të shkosh në Amerikëçdo kujt i duhet një karakter i fortë.

“Amerika do b*th, të do një karakter të fortë. Është rregull, disiplinë, punë, njohur, dije dhe të gjitha këto Amerika t’i konverton në dollar. Ardhja e një20, 30 dhe 40 vjeçari janë për mua momentet shumë të bukura për të ardhur në Amerikë, por kur mosha kalon mbi 50 është shumë e zorshme”, nënvizoi Beni.

Por a duhet ta besojmë legjendën urbane? Çfarë thonë dokumentet historike?   Studjuesi Niko Kotherja theksoi se “Ju mendoni çfarë të doni ne vazhdojmë punën tonë, shkojmë në Amerikë. Kjo i rrit GDB qytetit. Ne duhet t’i jemi mirënjohës Korçës për marrëdhëniet që ka vendosur me SHBA, pasi siç dihet historikisht dhe e dokumentuar, emigrant i parë shqiptar që ka shkuar ka qenë Nikolla Kristofor ose Kol Kristofori”

Ai zbuloi disa dokumente të pa treguara në ekran më herët si letrat e shkëmbyera mes tyre, por edhe disa foto ku shqiptarët atje kishin veshje me stil, por njëkohësisht ishin edhe aktiv në jetën artistike e kulturore. Suprizë ishin edhe dy foto të shqiptarëve që themeluan  shoqërinë “Malli i Mëmëdheut”.

Këtë e pohoi edhe këngëtarja Mimoza Paraveli duke thënë se festat dhe aktivitet e organizuara nga shqiptarët në Amerikë janë përherë të bukura.

Unë kam pasur fat se kam qënë në Amerikën në 1997-1998 dhe kam qenë me viza pune. Disa nga grupi jonë i muzikantëve kanë qëndruar, unë nuk e kam pasur këtë synim asnjëherë, ndihem më mirë në Shqipëri.Muzika i bashkon shqiptarët, kur bëhen koncerte shqiptarët edhe kur nuk njihen me njeri tjetrin krijojnë miqësira. Beni i organizon festat si ajo e nëntorit apo Viti i Ri”, shpjegoi Mimoza.

Në panel ishte e pranishme Larisa, e fitoi lotarinë amerikane, por për shkak të pandemisë nuk mundi që të shkonte.

“Nuk besoj që ka korçarë që nuk e ka provuar lotarinë amerikane, mund të jenë shumë të pakët. E bëjmëçdo vit, është kthyer në traditë tani. Ishte një eskpericë e bukur por edhe pak zhgënjyese”, tha Larisa.

Në fund Beni shtoi se pikërisht malli për vendin ka bërë që shqiptarët atje në oborret e shtëpive të bëjnë edhe lakrorë me saç, kukureçin, shqerrën në hell apo kazanët e rakisë tradicionale.