Ky është urdhri i parë që mori drejtori i ri i Policisë së Shtetit

187
0

Zbulohet urdhri i parë i drejtorit të ri të Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Duket se shqetësimi i parë i tij është pagimi i detyrimit të prapambetur financiar të të gjithë efektivëve të policisë në të gjithë vendin. Bëhet fjalë për orët shtesë të punës që kanë mbetur pa paguar përgjatë viteve.

Mësohet se Nano u ka dhënë urdhër 12 drejtorive të qarqeve qe të llogarisin të gjithë detyrimin financiar që Drejtoria e Policisë u ka punonjësve të saj duke mos u paguar për orët jashtë orarit zyrtar.

Këto para do të paguhen nga fondet e policisë, por edhe nga paratë e konfiskuara nga krimi. Deri tani vetëm 4 drejtori të qarqeve kanë dorëzuar listën e punonjësve të tyre në Financën Qendrore të Policisë, ndërsa të tjerat janë ende në proces të përpilimit të listave.

Synimi është që këto para të paguhen brenda vitit 2021. Nano mori zyrtarisht detyrën si Drejtori i Përgjithshëm, pas largimit të Ardi Veliut.