Zv kryeministri Ahmetaj e zbulon për mediat, ja ç’do të ndodhë brenda nentorit: Familjet që do të përfitojnë shtepi..

288
0

Zv. kryeministri Arben Ahmetaj tha se familjet që do të përfitojnë shtëpi pas tërmetit do të jenë përballë një procesi transparent dhe ndërtesat do të ndahen përmes një shorti publik.

Në deklaratën pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë ai tha se ndarja e shtëpive do të nisë me familjet në nevojë.

Nga mbledhja e dytë e qeverisë Ahmetaj prezantoi dhe fond prej 30 milionë dollarë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit i cili sipas tij do të përshpejtojë procesin e rindërtimit.

Qeveria ka pohuar se deri në shtator të vitit 2022 të gjitha punimet do të jenë përmbyllur.

Nga lëkundjet e forta të tërmetit në 26 nëntor 2019 u dëmtuan mbi 14 mijë ndërtesa dhe kostoja e u përllogarit 844 milionë euro.