Çfare i ndodhi deputetit? Gjekmarkaj braktis mbledhjen: Nuk ndihem mirë

258
0

Deputeti i PD dhe kryetari i Komisionit të Edukimit Agron Gjekmarkaj, u largua nga seanca e ditës së sotme në këtë komision.

Shkak për largimin e Gjekmarkaj është bërë gjendja e tij shëndetësore.

Në fjalën e tij përpara kolegëve, Gjekmarkaj teksa kërkoi ndjesë për largimin, u shpreh se pavarësisht gjendjes jo të mirë shëndetësore kishte ardhur në mbledhjen e sotme për respekt institucional dhe njerëzor. Pas largimit të tij, mbledhja e komisionit vijoi nën drejtimin e socialistit Petro Koçi.

“Përpara se t’ia japë fjalën zonjës ministre, desha të them se për arsye shëndetësore nuk e kam të mundur të rri më gjatë. Unë erdha këtu vetëm për respekt institucional dhe njerëzor. Kam nderin t’ia kaloj drejtimin e seancës zotit Petro Koçi. Ju uroj punë të mbarë për sot dhe ju kërkoj shumë ndjesë për mungesën time”, tha Gjekmarkaj.