Shkëmbi misterioz i prerë në dysh “ngatërron” internetin: Alienët ndanë gurin në gjysmë..

248
0

A e kanë vizituar alienët Arabinë Saudite, mijëra vjet më parë? Kjo pyetje po qarkullon nëpër internet, së fundmi, për shkak të imazheve nga një shkëmb gjigant misterioz, që duket sikur është prerë përgjysmë nga një rreze lazeri.

Formacioni shkëmbor Al Naslaa, gjendet në oazën e thatë të Arabisë Saudite – afërsisht 9 metra i gjatë dhe 7.6 metra i gjerë, i zbukuruar me një gdhendje guri, ku duket një njeri dhe një kalë. Shumica e njerëzve në internet janë të bindur se ishin jashtëtokësorët ata që e ndanë gurin në gjysmë, falë një super lazeri, ndërsa një teori e dytë mendon se qytetërimet e lashta ishin më të avancuara nga sa mendohet.

Gjithsesi, gjeologia Cherry Lewis thotë se ndarja mund të jetë shkaktuar nga kushtet atmosferike. “Ndarja mund të jetë formuar për shkak të një procesi të quajtur ngrirje-shkrirje, e cila ndodh kur uji futet në një çarje të vogël në shkëmb. Procesi përsëritet për mijëra, apo edhe miliona vjet, derisa shkëmbi përfundimisht të ndahet. Ky proces, i shoqëruar me erozionin e erës, gjithashtu mund të shpjegojë pse guri qëndron ashtu”, shpjegon Lewis.

Megjithatë, sikurse njerëzit në internet, edhe studiuesit janë të dyzuar për t’i dhënë një shpjegim këtij fenomeni. Për disa, shkaqet natyrore, nuk duken argument bindës, duke i besuar më shumë faktit se kjo ndarje mund të jetë bërë nga dora e njeriut.