Numri i lartë i azilkërkuesve, Italia, Franca, Gjermania po mendojne rikthimin e vizave per Shqiperine dhe disa vende te tjera

217
0

Shqipëria dhe Serbia janë mes 10 vendeve me numrin më të lartë të azilkërkuesve në Bashkimin Europian, thotë një raport i publikuar nga EuObserver.

Dokumenti i brendshëm i BE-së, që daton në 27 shtator, Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në Ballkanin Perëndimor, tregon për zhgënjimin e Italisë, Gjermanisë dhe Francën me shtetet e Ballkanit Perëndimor si dhe Moldavinë, Gjeorgjinë dhe Ukrainën, për numrin e lartë të azilkërkuesve.

Për këtë arsye, Mekanizmi i Pezullimit të Vizave është duke u diskutuar sërish mes këtyre shteteve si një mënyrë aktive për të ndaluar fluksin e azilkërkuesve.

Rritja me 50% të qëndrimeve të parregullta dhe aplikantët për azil me përqindje të ulëta njohjeje, janë bërë shkak për diskutimet që vizat të rivendosen.

Belgjika thotë se rritja e kërkesave për azil nga Moldavia është alarmante, ndërsa kërkesat për azil nga Gjeorgjia kanë pësuar një rritje me 51%.

Hollanda ishte shteti i parë që kërkoi aktivizimin e këtij mekanizmi për pezullimin e vizave me Shqipërinë, por kërkesa e saj u refuzua nga Komisioni Europian në vitin 2019.