Moti bën kthesën drastike, Meteorologu tregon kur nisin reshjet e shiut

232
0

Meterologu Hakil Osmani ka zbuluar se si do të jetë moti gjatë fundjavës dhe ka treguar se kur do të nisin reshtjet e shiut.


Kjo fundjavë do të sjellë një rritje të vlerave termike, që në bregdet do të shkojnë deri në 32 gradë celsius, ndërkohë që vlerat e ulëta do të jenë deri në 11 gradë. Zona e ulët dhe bregdetare do kenë edhe vlerat më të larta gjatë kësaj fundjave, më freskët do jenë në verilindje dhe juglindje.

Java e fundit e Shtatorit, do sjellë prezencë të vranësirat dhe do gjenerojnë reshje shiu pothuajse në të gjithë territorin. Prezenca e vranësirave do sjellë dhe një ulje të temperaturave, duke filluar nga dita e martë. Fundi i Shtatorit do sjellë vjeshtën tipike për vendin tonë.

Pjesa tjetër e stinës së vjeshtës do sjellë prani më të madhe të reshjeve të shiut, Tetori do të plotësojë kuotat mujore me reshje shiu, mund të ketë edhe kapërcim të shifrave të reshjeve të shiut. Edhe tenperaturat do të jenë tipike të stinës”, tha Osmani në Fax News.