Itali/ ‘Ecobonus’ – Deri në 2 mijë euro bonus për ata që blejnë makina të përdorura

Italia ka nisur stimujt për heqjen e makinave të vjetra në këmbim të blerjes së një makine të përdorur me emetime të ulëta, jo më të ulët se klasa ‘euro 6’. Kjo u njoftua nga Ministria e Zhvillimit të Italisë. Duke filluar nga ora 10 e mëngjesit të së martës 28 shtator, tregtarët do të jenë në gjendje të hyjnë në platformën ecobonus.mise.gov.it për të bërë rezervime për stimuj për blerjen e automjeteve të përdorura me emetim të ulët M1.

Për stimulin e ri, i cili varion nga 750 euro në 2,000 euro në varësi të emetimeve të automjetit të përdorur të blerë, do vihen në dispozicion 40 milion euro fonde. Për të marrë Ecobonus, do të duhet të merren parasysh disa pika. Blerja duhet të lidhet me një automjet të përdorur të klasës Euro jo më pak se 6, me një çmim që rezulton nga çmimet mesatare të tregut që nuk i kalojnë 25,000 euro dhe me emetime midis 0-160 g / km CO2.

Kontributi njihet vetëm për rastet me ‘rottamazione’ (hedhja e mjetit të vjetër) dhe ndryshon sipas diapazonit të emetimit të automjetit të përdorur që blihet: 2 mijë euro për 0-60; një mijë euro për 61-90; 750 euro për 91-160.

Automjeti i hedhur duhet të jetë i së njëjtës kategori me atë të blerë, i regjistruar për të paktën 10 vjet dhe në emër të blerësit ose anëtarit të familjes për të paktën 12 muaj. ANSA E.S Scan

- Advertisement -

Koincidenca fatale e familjes në Pogradec/ 25 vite më parë i ati u përplas për vdekje tek i njëjti vend ku vdiq dhe djali...

Një koincidencë fatale e ka ndjekur familjen ‘Mimimi’ në Pogradec. Ilir Mimimi, 55 vjeç, humbi jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e...

Ngriti në këmbë Francën, 15-vjeçarja shqiptare tregon arsyen pse u zhduk që nga 14 marsi..

Merina Syla, një vajzë 15-vjeçare shqiptare që jeton në Strasbourg të Francës, ishte zhdukur që prej 14 marsit, por fatmirësisht u gjet dje. Sipas familjarëve,...

Kur do të largohet i ftohti? Sinoptikania zbulon cfarë pritet në vijim: Nga e premtja deri në fund..

Sipas sinoptikanes se njohur Tanja Porja, sonte ne mbremje gjate natës si dhe ditët në vijim, kthjellohet Moti ne territorin shqiptar. Termomemtri ka zbitur...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.