“Nuk mund të bjerë shi përgjithmonë”, mjeku i njohur jep lajmin e madh: ‘Delta’ po thyhet, piku i valës kaloi

212
0

Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti, nëpërmjet një statusi në rrjete sociale deklaron se vala e variantit të ri ‘Delta’ po thyhet.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Alimehmeti, thekson se piku i valës Delta në Shqipëri do të arrihej ndërmjet datave 5 dhe 15 shtator 2021.

Sipas tij të gjithë indikatorët epidemiologjikë në vend tregojnë qartë fillimin e rënies që javën e kaluar.

REAGIMI I ALIMEHMETIT

❗“Nuk mund të bjerë shi përgjithmonë”
Cit.: “Korbi”
Vala Delta po thyhet miqtë e mi!
✅ Më 30 gusht 2021 kemi përllogaritur që piku i valës Delta në Shqipëri do të arrihej ndërmjet datave 5 dhe 15 shtator 2021!

✅ Më 14 shtator pamë sinjalet e para të fillimit të rënies, me rënien për herë të parë të rasteve aktive (-147).
Megjithatë, tashmë e kemi mësuar që duhet të presim të paktën një javë dhe idealisht dy javë për të qenë më të bindur për trajektoren.
✅ Sot, datë 23 shtator 2021, të gjithë indikatorët epidemiologjikë tregojnë qartë fillimin e rënies që javën e kaluar!
Në detaj:

✅ Po bie mesatarja e rasteve të reja në bazë 7 ditore!
✅ Po bie numri i rasteve aktive!

✅ Po bie mesatarja e përqindjes së pozitivitetit të testimeve në bazë 7 ditore!
✅ Po bie incidenca dyjavore e rasteve të reja për 100.000 banorë!

⚠ Kujdes tani miqtë e mi, sepse aksidente në mal ndodhin më shumë gjatë zbritjes se sa gjatë hipjes!
Duhen edhe disa javë përpara se të zbresim plotësisht.
Fatkeqësisht humbjet e jetës janë më të vonuara me 10-14 ditë në krahasim me rastet e reja dhe rënia e tyre do të fillojë në gjysmën e parë të tetorit, nëse rënia e rasteve është e vazhdueshme!

Deri atëherë këshillat janë të thjeshta nëse nuk jeni të imunizuar (as të shëruar dhe as të vaksinuar):
Vaksinohuni nëse nuk e keni të kundraindikuar!
Ruani distancën!
Evitoni grumbullimet!
Shtrëngojmë dhëmbët edhe pak por vala Delta ka filluar rënien e qartë!

Dr. Shk. Ilir Alimehmeti
Epidemiolog Klinik
Fakulteti i Mjekësisë, UMT
Akademia e Shkencave të Shqipërisë
Për detaje: