Majko vizitë në SHBA, takon përfaqësuesit e diasporës: Ruani gjuhën shqipe

612
0

Ministri i Shtetit për Diasporën z. Pandeli Majko, nisi të shtunën një vizitë disa ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndalesën e parë e bëri në Miçigan, ku edhe jeton një numër i madh shtetasish shqiptarë.

Z. Majko, i shoqëruar nga Ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, znj. Floreta Faber, Konsulli i Nderit, z. Ekrem Bardha dhe përfaqësues të tjerë të diasporës atje, vizitoi qendrat fetare të komunitetit shqiptar.

Në fokus të diskutimeve ishte ruajtja e gjuhës shqipe tek brezat e rinj. Z. Majko shprehu gatishmërinë për tu angazhuar për sigurimin e librave të gjuhës shqipe për shqiptarët atje dhe regjistrimin e fëmijëve të lindur jashtë vendit.

Gjatë takimit z. Majko informoi të pranishmit lidhur me hapat që po ndërmerr bashkë me qeverinë për krijimin e lehtësirave për shqiptarët e diasporës.