Paralajmërimi i Blendi Fevziut që do trondisë ‘Kokat e Politikës’: Këmbanat po bien për…

268
0

Përplasjet brenda Partisë Demokratike ka qenë temë e ditës së sotme në emisionin Breaking në Top News ku i ftuar ka qenë Blendi Fevziu. Gazetari tha se përplasja Berisha-Basha është se këmbanat për largimet e shumë liderëve politik po bien. Fevziu shtoi edhe se Berisha e ka shumë e vështirë të rikthehet edhe nëse mbledh votat ai ka kundër  ambasadën amerikane

“Këmbanat për largimet e shumë liderëve politik po bien. Berisha e ka shumë e vështirë të rikthehet edhe nëse do mbledh votat ai ka kundër ambasadën amerikane. Një rast kur ka rënë kryetari ka qenë në rastin Meta dhe Majko. Kjo opozitë është e dobët ka humbur disa zgjedhje rresht, opozita nuk ka kryer funksionet e saj.

Basha duhet ta çonte në votim këtë vendim të tij, duhet të bënte një përpjekje me Berishën duke folur. Mbas kaq shumë vitesh unë i thashë dhe Berishës se më në fund Basha e mori një vendim. Rama nuk e ka një prerje për të qenë lider edhe pse ka fituar 3 palë zgjedhjesh radhazi”, tha Fevziu. 

I pyetur nga moderatorja Sidorela Gjoni në lidhje me nismën Open Balkan, Fevziu u shpreh se unë jam pro çdo lloj bashkëpunimi mes shtetesh, pasi Europa është raciste ndaj Ballkanit Perëndimor

“Unë jam pro çdo lloj bashkëpunimi mes shtetesh, pasi Europa është ra ciste ndaj Ballkanit Perëndimor. Klasa politike e Kosovës janë kundër këtyre marrëveshjeve dhe duhet që ta zgjedhin atë. Serbia i ka këmbët e saj të lidhura pa njohur Kosovën edhe Kosovën nuk e njohin 5 vende të BE të cilët e lënë mbrapa, u shpreh Fevziu.