Rritja e rasteve me Covid/ Komiteti i Ekspertëve ben njoftimin e fundit

222
0

Në ditët e fundit është konstatuar rritje e rasteve të infektuarve me Covid, por edhe rritje e numrit të Vdekjeve.

Ditën e sotme u mblodh komiteti i ekspertëve për të caktuar masat e reja anti-COVID.

Zv/ministrja e Shëndetësisë dhe njëkohësisht kryetarja e komitetit tha se masat do vijojnë të mbesin të njëjta.

“Arma më e mirë për t’u përballur me virusin është vaksinimi masiv i popullsisë. Vijojnë nivelet e larta të infektimeve , shtrimeve në spital dhe humbjeve të jetës.

Nga Sars-COV-2, preken të gjitha moshat, përfshi edhe fëmijët. Ora policore do të mbetet e njëjta, duhet të vendoset maska në ambiente të mbyllura. Organizimet dhe mbledhjet duhet të organizohen jo më shumë se me 30% të kapaciteteve.

Rregulli i hyrjes së shtetasve të huaj në kufi do të bëhet përmes një prove që tregon se janë të vaksinuar ose nuk janë të infektuar”