Zjarri ne spitalin në Tetovë, gazetari tregon shkakun: Në gusht spitalit iu dëmtuan tubat e oksigjenit

232
0

Tetova u trondit nga një zjarr i rënë në një strukturë spitalore Covid gjatë mbrëmjes së djeshme. Nga ky zjarr raportohen të paktën 10 jete te humbura ndërsa nuk përjashtohet mundësia që ky bilanc tragjik të përkeqësohet.

Në një lidhje telefonike për “ABC-ja e Mëngjesit”, gazetari Seladin Xhezari ka raportuar se sipas burimeve dyshohet se ka shpërthyer një bombol gazi që ka bërë më pas që zjarri të përhapet me shpejtësi në të gjithë strukturën spitalore.

Sipas Xhezairit zjarri ka rënë rreth orës 21:02, ndërsa në spital raportohet se kanë qenë rreth 26 persona.

Më tej gazetari ka theksuar se në këtë spital më 23 gusht të këtij viti iu dëmtuan tubat e oksigjenit dhe të ajrit të kondensuar por policia ende nuk e ka zbardhur çështjen.

Seladin Xhezairi: “Burime të brendshme dhe dëshmitarë okular tregojnë se ka pasur një zjarr të madh dhe nuk u ka dhënë hapësire punonjësve të ikin. Zjarri ka qenë i papritur. Dyshohet se kanë shpërthyer bombolat e gazit. Shpërthimi ka ndodhur diku rreth orës 21:02. Deri në shpërthim raportohet se ka pasur 24 apo 26 të punësuar në këtë spital. Raportohet se 4-5 persona kanë mundur të dalin nga spitali covid. “

“Më 23 gusht ka pasur një përpjekje sabotimi dhe ka pasur dy dëmtime të tubave që çojnë oksigjen dhe ajër në këtë spital. Nuk është zbardhur se kush dhe pse u dëmtuan dy tubat. Në atë kohë numri i viktimave do të kishte qenë më i lartë.”

“Janë të paktën 10 jete te humbura dhe nuk dihet se sa do shkojë bilanci. Nuk mbahet mend që një tragjedi e tillë të ketë ndodhur. “