Imuniteti natyror është mëse i mjaftueshëm sipas mjekut tl njohur Ilir Alimehmeti për të mposhtur Covid. Në një intervistë për mediat ai është shprehur se kushdo që e ka kaluar atë, ka një imunitet mëse të mjaftueshëm. Mjeku shtoi se e ka kakzar virusin por është vaksinuar për shkak të detyrës që ka.
Vaksina ndihmon patjetër shumë. Dy çelësa ka këtu. Njëri çelës është kush e ka kaluar në mënyrë natyrore dhe tjetri çelës është vaksinimi. Për vaksinimin ne e dimë fiks se sa persona e kanë bërë dhe mund të flasim me përqindje. Kurse për sa e kanë kaluar nuk e dimë dhe si rrjedhojë nuk flasim dot me përqindje. Por për ç’ka dimë të sigurtë është që është një imunitet më i gjatë dhe më i fortë. Plus kësaj kemi dhe shumë njerëz që dhe janë vaksinuar përtej që e kanë kaluar, kështu që kjo ndihmon në mënyrë absolute dhe kjo është arsyeja pse ne në Shqipëri shohim këto shifra. Ilir Alimehmeti: Për shkak të detyrimit kam marrë dozën e parë, por në të kundërt unë mendoj që imuniteti natyror do të dilte më se i mjaftueshëm.
Në qoftë se nuk do të ishit mjek nuk do të ishit vaksinuar?
Jo, jo. Këshilla është ajo sepse po ta shikojmë ne me çdo lloj virusi në momentin që ka kaluar në mënyrë natyrore, trupi e ka njohur virusin, më pas nuk ka qenë ndonjëherë nevoja për vaksinë. Patjetër edhe ky virus tek kjo rrugë do shkojë, thjesht do na duhet çik më tepër kohë që të bindemi për këtë.