E trishtë/ Humb jetën shqiptari në Itali, reagon dhe kryebashkiaku

117
0

Një 39-vjeçar shqiptar në Pieve di Soligo, Itali ka humbur jetën si pasojë e infektimit me variantin Delta të Covid-19.

Mediet në Itali shkruajnë se Nikolin Ndoni, baba i një fëmije nuk ishte vaksinuar kundër Covid-19.

Pas infektimit ai u karantinua sipas të gjitha protokolleve mjekësore, por gjendja e tij u përkeqësua brenda pak ditëve. Pavarësisht mjekimit që mori në spital,  Ndoni nuk arriti do të mbijetojë dhe fakteqësisht ndërroi jetë para kohe. Për humbjen e tij ka reaguar edhe kryebashkiaku i Pieve di Soligo:

Ne jemi shumë të trishtuar për humbjen e këtij bashkëqytetari tone. Ai ishte i integruar mirë në komunitet dhe i dashur nga të gjithë. Fakti që ai vdiq kaq i ri na trishton shumë”.