Ishte në intervistë live, djali i hyn ministres në dhomë dhe i bën atë që se priste (Video)

244
0

Një incident i papritur i ka ndodhur një ministreje të kabinetit të Zelandës së Re, teksa po jepte intervistë televizive, live.

Në videon që tashmë është bërë virale, shihet se gjatë kohë që ministrja ka qenë live, në dhomë ka hyrë djali duke lëvizur një karotë të deformuar.

Carmel Sepuloni, ministrja për Zhvillimin Shoqëror,  është vënë në siklet dhe është përpjekur të ja largojë këtij fundit karotën nga duart, por që i vogli është treguar i pabindur.

Në lidhje me videon ka reaguar edhe vetë Ministrja në një postim që ka bërë në rrjetet sociale

 “Ai momenti kur jeni duke bërë një intervistë LIVE përmes Zoom dhe djali juaj hyn në dhomë duke bërtitur dhe duke mbajtur një karotë të deformuar në formë të një pjese të trupit mashkullor,” ka shkruar Sepuloni në Twitter, ku ka bashkangjitur dhe videon.