Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, bën me dije se duke nisur nga data 6 shtator 2021, të gjithë të interesuarit të cilët duan të udhëtojnë drejt Shqipërisë, si në rrugë tokësore, detare apo ajrore, duhet të jenë të pajisur me:
Pasaportë vaksinimi jo më të vonshme se dy javë nga data e hyrjes në kufi; OSE
Test PCR të kryer deri në 72 orë përpara hyrjes; OSE
Test antigen i shpejtë të kryer brenda 48 orëve para hyrjes; OSE
Dokument që vërteton se keni kaluar ose jeni shëruar nga Covid-19 i vlefshëm deri në 6 muaj pas shërimit;
Këto rregulla do të aplikohen edhe për ata udhëtarë që kalojnë tranzit në Shqipëri;
Fëmijët deri në moshën 6 vjeç, përjashtohen nga këto rregulla.
Qytetarët shqiptarë rezidentë në Shqipëri që kthehen dhe nuk kanë një nga dokumentet e sipër përmendura, duhet të vetë izolohen për 10 ditë dhe të informojnë autoritetin shëndetësor për të kryer test në fund të izolimit.