Qeveria italiane po kërkon ta bëjë vaksinën të detyrueshme për të gjithë

131
0

Vaksina e detyrueshme për të gjithë nuk është më një tabu në Itali, përkundrazi. Është folur shumë për të, ndërsa qeveria vazhdon të fitojë kohë në këto ditë të karakterizuara nga urgjenca në Afganistan, kohë në të cilën e gjithë vëmendja botërore është përqendruar në dy javët e fundit.

Situata është e qartë: qeveria dëshiron të arrijë që 80% e italianëve të jenë të vaksinuar deri në shtator. Përndryshe, detyrimi i vaksinimit mund të bëhet realitet, të paktën nga një moshë e caktuar e tutje, ata mbi 60 vjeç që nuk kanë marrë as një dozë.

Strategjia e qeverisë për momentin është të presë për të parë të dhënat dhe mbi të gjitha për të kuptuar ndikimin e zgjatjes së mëtejshme të kalimit të gjelbër duke filluar nga 1 Shtatori.

Nga ekspertët, megjithatë, mesazhi që vjen është mjaft i qartë: “Zgjidhja e vetme është detyrimi për të vaksinuar kundër Covid – shpjegon në La Stampa Sergio Abrignani, imunolog dhe anëtar i komitetit tekniko -shkencor. Unë po kërkoj që vaksina të bëhet e detyrueshme, për një arsye, për shëndetin publik, për të zbutur atë që do të ndodhë në javët e ardhshme, domethënë një rritje e shtrimeve në spital të të pavaksinuarve”.

Një linjë më e butë është ajo e Walter Ricciardi, këshilltar i ministrit Speranza, i cili ipropozon të eliminohet tamponi negativ midis opsioneve për të pasur kartën e gjelbër: “Duhet të jetë një certifikatë e lëshuar vetëm për ata që janë vaksinuar ose shëruar”, shpjegoi ai për Il Messagero.

Ministrja Gelmini, e intervistuar nga Repubblica, përsërit këndvështrimin e saj dhe të partisë së saj: “Ne jemi pro detyrimit të vaksinimit. Nëse brenda pak javësh nuk arrihet objektivi i 80% të njerëzve të imunizuar, mendoj se do të ishte e drejtë. Duhet një formë e detyrimit të vaksinimit, të paktën për ata që kryejnë funksione publike”.

Qeveria, megjithatë, duket se është e ndarë për këtë çështje, me Salvini dhe Lega që janë kundër vaksinimit të detyrueshëm.

Ndërkohë, kryebashkiaku i Friuli Venezia Giulia dhe presidenti i Konferencës së Rajoneve, Massimiliano Fedriga, nisën një propozim për Draghin: një fushatë nxitëse në internet dhe në mediat sociale për të promovuar vaksinën kundër Covid, duke vendosur në qendër të saj shkencëtarët.