Paraqiti kartë identiteti të falsifikuar në Rinas, 32-vjeçari e peson keq

248
0

Një 32-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Tiranës për veprën penale “Falsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave.”

Uniformat blu bëjnë me dije se shtetasi m ininciale Sh. B., 32 vjeç, në hyrje të PKK Rinas, i ka paraqitur si dokument udhëtimi një kartë identiteti me gjeneralitetet e shtetasit B. H., 28 vjeç, dokument i cili pas verifikimeve paraprake rezultoi se është e falsifikuar.

Njoftimi i policisë Tiranë:

Vihet në pranga, për vepra të ndryshme penale.

Rinas/ Paraqiti si dokument udhëtimi një kartë identiteti të falsifikuar, arrestohet në flagrancë 32-vjeçari.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Rinas u bë arrestimi  në flagrancë për veprën penale “Falsifikim i leternjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” i shtetasit Sh. B., 32 vjeç, pasi në  hyrje të PKK Rinas, i ka paraqitur si dokument udhetimi një kartë identiteti me gjeneralitetet e shtetasit B. H., 28 vjeç, dokument i cili pas verifikimeve paraprake rezultoi se është e falsifikuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të metejshme.