Skip to content

Situata e përkeqësuar në vend, qeveria drejt kthimit të orës policore, shtyhet viti i ri shkollor, lokalet mbyllur

    Situata e pandemise duket se po shkon drejt perkeqesimit ne Kosove. Pas diskutimeve me nivelin komunal, që ka bërë ministri i Shëndetësisë ne Kosove, Arben Vitia, pritet që masat e reja të cilat do të jenë të vlefshme deri më 13 shtator të jenë këto:

    Viti i ri shkollor të shtyhet deri më 13 shtator.

    Të kthehet ora policore nga ora 22:00 deri në 05:00.

    Gastronomia të mbyllet nga ora 21:30.

    Të shtohet staf shëndetësor dhe inspektorë rreth 1 mijë e 116.

    Do të realizohen deri 92 për qind kërkesat e komunave për furnizim me barna esenciale.