Kush do ta marrë mandatin e lënë nga Najada Çomo?

254
0

Rikthehet beteja për mandatin e deputetit të Tiranës mes socialistëve Pandeli Majko dhe Mimi Kodhelit.

Najada Çomo i ka paraqitur dorëheqjen nga pjesëmarrja në Kuvend kryeministrit Edi Rama. Në deklaratën e parë për mediat pas pushimeve, kryesocialisti bëri të ditur dhe shkaqet që sollën vendimin e mjekes së mirënjohur.

“Jam sinqerisht i prekur nga komunikimi me doktoreshë Najada Çomon e cila u bë simbol i rezistencës së mjekëve dhe infermierëve në vijën e parë.

Ajo më kërkoi para pak kohe të pranoja tërheqjen e saj nga roli i ri i deputetss së sapozgjedhur të Kuvendit të Shqipërisë duke e ndjerë shumë të fortë detyrimin për të mos u ndarë nga ekipi i saj fantastik pikërisht në momentin kur varianti”

Majko apo Kodheli

Sipas renditjes së KQZ-së Pandeli Majko renditet i pari në listën pritëse me 8780 vota, i ndjekur nga Kodheli me 5597 vota.

Por kjo e fundit favorizohet nga përcaktimi i kuotave gjinore.

Tashmë KQZ do të interpretojë Kodin Zgjedhor. Megjithatë ekspertët thonë se mandati i kalon Kodhelit për shkak të kuotave gjinore. 

Stoli i rezervave

Në deklaratën përmbyllëse të mandatin të dytë qeverisës, Rama theksoi se kabineti i ri do të prezantohet javën e ardhshme.

Sa i përket integrimit në BE, Rama tha se kushtet janë plotësuar me kohë. Ndërsa i është përgjigjur dhe kritikave nga Tirana dhe Prishtina lidhur me nismën e Ballkanit të Hapur

Rama nuk i shmanget dot takimit me Presidentin për shkak se shqyrtimi i shkarkimit të Ilir Metës është shtyrë për në nëntor nga Gjykata Kushtetuese.

Ndaj kryeministri do të dekretohet për formimin e qeverisë nga Meta ku dhe do të betohet.