“Plazh dhe në shtator”, habit sinoptikanja: Deri ne date 10 do te kemi temperatura deri ne..

120
0

Mund të vazhdojmë plazhin edhe gjatë muajit shtator. Sinoptikania Lajda Porja ka thënë se ditët e fundit të gushti do të mbyllen me mot jo shumë të nxehtë, por të favorshëm për plazh ashtu si 10 ditët e para të shtatorit.

Më tej ajo tha se deri në 10 shtator tempëraturat do të jenë 33-34 gradë Celsius.

“Deri në 25 gushti ka pasur temperatura eksremisht të larta. Fundjava do të sjellë rritje të temperaturave. Gushti do të mbyllet me mot jo shumë të nxehtë, por të favorshëm për bregdet. Shprehja gusht e gunë do të jetë vlefshme për ditët e fundit të gushtit.

Do të kemi vjeshtë të vonuar. Të paktën deri më 10 shtator do të ketë temperature të favorshme, 33-34 gradë Celsius. Do të ketë dhe vlera mbi 35 gradë. Një verë të zhvendosur. Shumë pak reshje, ditë sporadike dhe shumë pak mund të preket zona e bregdetit. Do të jenë temperatura shumë të favorshme deri më 10 shtator për të bërë plazh. Shtatori do të ketë shumë temperature të favorshme për të bërë plazh” – tha Porja për news 24.

Sipas Porjas, reshje shiu priten që sot pasdite kryesisht në zonat veriore dhe qendrore të Shqipërisë.

‘’Parashikohet nga nesër dhe në vijim dhe në fundjavë të ketë rritje temperaturash. Në fakt reshjet kanë nisur që mbrëmë, në orët e pasdites dhe do të ketë reshje në zonat veriore dhe qendrore, jugu ka pasur vranësira, por jo reshje. Pasdite parashikohen reshje në gjithë territorin’’- saktësoi ajo.