Paqëndrueshmëria në Afganistan “rrezikon të çojë në një rritje të presionit migrues. Prandaj ne jemi duke u përgatitur për të gjithë skenarët”. Kështu komisionerja e BE -së, Ylva Johansson, në deklaratën e saj në takimin e jashtëzakonshëm të ministrave të brendshëm të BE -së.
“Ne nuk mund t’i braktisim njerëzit në rrezik të menjëhershëm në Afganistan. Ne duhet të punojmë ngushtë me vendet e rajonit dhe të jemi të gatshëm t’u japim atyre ndihmën e nevojshme humanitare dhe të zhvillimit.”