Talebanët pushtojnë vilën luksoze të liderit ushtarak të Afganistanit, mahniten nga ajo që gjejnë (Video)

488
0

Teksa arritën të marrin nën kontroll qytetin verior Mazar-I-Sharif, talebanët mësynë edhe në vilën luksoze të liderit ushtarak të Afganistanit, Rashid Dostum.

Në videot e publikuara në internet, talebanët duken teksa ulen në mobiliet prej ari dhe bëjnë sikur pinë prej një seti filxhani prej ari.

Rashid Dostum është një prej komandantëve më të njohur dhe një prej armiqve më të mëdhenj të talebanëve. Ai ka qenë i përfshirë në luftëra të shumta në Afganistan, që prej pushtimit sovjetik të viteve 1970 dhe duke u bërë një nga aleatët kryesorë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që prej sulmeve të 11 Shtatorit. Dostum është edhe themeluesi i partisë Junbish-e.

Gjenerali raportohet se nuk ka qenë në pronën e tij në momentin kur hynë talebanët.

Mëngjesin e së dielës, talebanët kanë arritur të marrin kontrollin e Jalalabadin, kryeqytetin e Provincës Nangarhar të Afganistanit. Po ashtu, raportohet se ata kanë nën kontroll të gjitha pikat kufitare të Afganistanit, rruga e vetme për të dalë jashtë vendit është vetëm aeroporti i Kabulit.

Ndërkohë, ministri i Brendshëm i Afganistanit, njoftoi se talebanët kanë rrethuar Kabulin dhe tashmë kanë nisur ofensivën për të marrë kryeqytetin. Sipas tij, talebanët janë duke hyrë nga të gjitha anët në Kabul. Associated Press, teksa citon zyrtarë që kanë folur në kushte anonimiteti, raporton se deri tani nuk ka pasur luftime.