Kujdes kur blini ujë me shishe plastike. Ja çfarë u zbulua

565
0

Njerëzit që mbajnë mend ujin që pinin shqiptarët deri në vitin 1991, me siguri e kujtojnë faktin se konsumohej thjeshtë uji i çezmave. Ujë të ambalazhuar nuk kishte veç atij të gazuar në shishe qelqi. Plastika për ujin nuk ekzistonte.

Këto 30 vitet e fundit ka një mori kompanish që tregtojnë ujë të ambalazhuar në Shqipëri. Nisi me ujin në shishe import Greqie dhe Italie e pasoi me markat shqiptare. Mbi 99.5 për qind e ujit të ambalazhuar tregtohet në shishe plastike.

Por çfarë dini për rreziqet e blerjes së markave të ndryshme të ujit në shishe? Ndoshta askush nuk jua tha të gjitha detajet që duhet të dini për t’u kujdesur për shëndetin tuaj.

Ndaj duhet të lexoni etiketat në shishe se nga çfarë plastike është bërë. Sigurisht, nëse kompanitë i kanë vënë këto detaje dhe nëse shteti është treguar i kujdesshëm që t’ua kërkojë detyrimisht.

Ky informacion më poshtë duke cituar ekspertët, është shumë i rëndësishëm, pasi çdo lloj plastike përmban kimikate që mund të dëmtojnë trupin e njeriut në shkallë të ndryshme.

Lloji i plastikës regjistrohet me shkronja dhe numra, siç tregohet në imazhin më poshtë.

Dhe ja çfarë do të thotë secila prej tyre:

PET ose PETE

PET është një nga plastikat më të përdorura në paketimin e ushqimit dhe shumicën e ujërave në shishe. Përdorimi i përsëritur rrit rrezikun toksik dhe rritjen e baktereve. Këto shishe mund të lëshojnë metale të rënda dhe kimikate që ndikojnë në ekuilibrin hormonal. PET nuk dezinfektohet lehtë dhe pastrimi i duhur kërkon kimikate të dëmshme para se të mbushen nëpër fabrika.

HDP ose HDPE

HDPE është plastika e fortë e përdorur për detergjentë dhe shishe vaji, lodra dhe disa qese plastike. Kjo plastikë nuk lëshon pothuajse asnjë kimikat. Ekspertët sugjerojnë që ne të preferojmë këto shishe kur blejmë ujë, sepse janë ndoshta më të sigurtat (dhe për këtë arsye përmbajnë ujin më të pastër) që mund të gjeni në treg.

PVC ose 3V

PVC është një plastikë e butë, elastike, e përdorur në paketimin e ushqimeve transparente, shishet e vajit të gatimit, lodrat për fëmijët dhe për kafshët shtëpiake dhe një mori produktesh të tjera. Çliron 2 kimikate toksike që ndikojnë në hormonet e trupit. Ekspertët sugjerojnë që të blini diçka alternative dhe jo ujë me të tilla shishe.

LDPE

Kjo plastikë nuk mund të përdoret në prodhimin e shisheve, megjithëse nuk lëshon kimikate në ujë. Sidoqoftë, nuk është ide e mirë të blini ujë apo edhe ushqim me paketime të tilla. Mund të përfundoni duke ngrënë bashkë me ushqimin, edhe disa kimikate shumë të rrezikshme.

PP

Një tjetër plastikë e bardhë ose e tejdukshme e përdorur në paketimet e pijeve dhe kapakët e tasave të kosit. PP është e fortë dhe e lehtë dhe ka aftësi të përsosura të rezistencës termike. Kur nxehet nuk shkrihet. Kjo është arsyeja pse është relativisht e sigurt.

PS

PS është një plastikë ekonomike, e lehtë dhe me përdorime të ndryshme. Përdoret më shpesh në prodhimin e gotave njëpërdorimëshe dhe paketimeve të ushqimeve. Lëshon lëndë kancerogjene kur nxehet. Është plotësisht e papërshtatshme për përdorim afatgjatë për ujë ose ushqim.

PC

Përdoret shpesh në prodhimin e shisheve të ujit për atletët dhe tasat e ushqimit dhe është plastika më e rrezikshme që mund të hasni. Protokollet e riciklimit dhe ripërdorimit nuk janë të standardizuara në këtë kategori. Mbart rrezikun e çlirimit të kimikateve në ushqime ose ujë apo pije të paketuara me PC të krijuara duke përdorur BPA (Bisphenol A)./noa/