Sipas një raporti të INSTAT, Shqipëria renditet në mesin e vendeve ku qytetarët që janë në moshë për punë, nuk punojnë. Por të pyetur nga Report Tv ata thanë se rrogat janë të ulëta dhe se nuk gjejnë punë kollaj
Sipas një raporti të INSTAT, Shqipëria renditet në mesin e vendeve ku qytetarët që janë në moshë për punë, nuk punojnë. Por të pyetur nga Report Tv ata thanë se rrogat janë të ulëta dhe se nuk gjejnë punë kollaj
Lokalet apo rrugët në Tiranë janë të mbushur me të rinj apo të rritur në orare që mendohet se duhet të jenë aktiv në punë. Këtyre pamjeve duket sikur i është referuar studimi më i fundit që rendit Shqipërinë në mesin e vendeve me normën të lartë të popullsisë në moshë në punë që nuk aktivizohet në forcën e punës.
‘S’ka punë dhe rrogat janë 0 fare. Fëmijët e mi pa punë!’- tha një qytetar.
‘Këtu i sheh kafet plot, në asnjë vend të botë nuk është si këtu!’- u shpreh një tjetër.
‘Thonë s’kam kohë s’kam kohë i sheh kafet plot! Qëllimi kryesor është pagesa pasi shqiptarët, kudo që kanë shkuar punojnë.
Në nuk e respektojmë punën kur jemi në vendin tonë! Si Shqipëria nuk ka rrinë në klube, nuk shoh të rinj duke punuar.’- thanë disa qytetarë të tjerë.
Sipas përllogaritjeve të INSTAT në vendin tonë popullsia, që nuk do të punojë është 32.5% mbi 15 vjeç. Kjo vajzë e re mendon se shqiptarët janë dembela për shkak se duan çdo gjë ta marrin gati pa u investuar.
‘Po është shumë e vërtetë njerëzit përtojnë të punojnë nuk e kanë me qejf, presin fundin e muajit që të marrin rrogën.
Nuk e duan punën sepse janë mësuar t’i gjejnë gati. Tani në demokraci punuam në shumë sektorë që nuk na e merrte mendja. Të rinjtë duan sa të shkojnë në punë të marrin 500 dhe të rrijnë.’- u shprehën disa qytetar.
Në Shqipëri si rrjedhojë e krizës ekonomike që u krijua nga pandemia shumë persona u dekurajuan të kërkojnë punë pasi mendojnë se nuk gjendet një e tille.
‘Jam pa punë as asistencë asgjë nuk marr. Iki tek bashkia dhe më thonë nuk të takon ndihmë është burokraci e madhe.’- tha një qytetar.
Punësimi në Shqipëri përballet me nivel të lartë informaliteti, që së paku me treguesit zyrtar është 34%.
‘Kam 15 vite që punojnë në të zezë.’- u shpreh një qytetar.
Ka shumë njerëz që nuk janë në punë sepse po studiojnë ose kujdesen për një anëtar të familjes ose janë të paaftë për punë. Por ndryshe nga Bashkimi Europian në Shqipëri popullsia që merr pjesë në forcën e punës, që dëshiron të punojë dhe nuk gjen punë është shumë e lartë. Kjo pjesë e popullsisë në moshë pune konsiderohet “e papunë”. Shkalla e papunësisë në Shqipëri arriti në 11.8 për qind në fund të vitit 2020 me një rritje vjetore prej 0.7 pikë përqindje.