“S’ka as drita as ujë”! Ambulanca në Fier si kotec pulash, dërrasat zevëndësojnë krevatin

325
0

Një fshat në qytetin e Fierit prerj vitesh vuan për një ambulancë e cila është në kushte skandaloze. Fotoja e mëposhtme e cila është marrë nga web Ora tregon një ndërtesë të braktisur, e cila është ambulancë e fshatit Peshtan i Vogël në Fier. Siç dallohet në foto dallëndyshet kanë ngritur fole, dhe muret janë amortizuar si dëshmi e harresës së institucioneve.

Infermierja që shërben në këtë qendër shëndetësore tregon që askush nuk ka vënë dorë prej vitesh, ndërsa thotë se aty mungojnë gjërat elementare.

“Po bëj 8 vjet që po bëj shërbim në këtë ambulancë dhe nuk ka asnjë kusht këtu. Drita nuk ka, ujë nuk ka. Çfarë vjen nga Zoti bie brenda.”