Ky shtet i BE nxjerr rregulla te reja për udhëtimet

362
0

Duke filluar nga data 8 gusht e në vijim, Holanda ka shpallur masat e reja lidhur me udhëtimet.

Të gjithë udhëtarët që udhëtojnë drejt territorit holandez nga vende me kod të verdhë (të konsideruara të sigurta dhe me nivele shumë të ulëta infektimi), duhet të jenë të pajisur me çertifikatën e vak sinimit ose me test PCR të 48 orëve të fundit.

Për rrjedhojë, prej datës 8 gusht e në vazhdim, të gjithë personat që udhëtojnë apo kthehen nga Shqipëria drejt Holandës, do të përfshihen në kërkesën e paraqitjes në momentin e mbërritjes në Holandë të një prej dokumentave të mëposhtme:

– çertifikatë vaksinimi me një prej vaksinave të miratuara nga EMA ose OBSH

(https://www.government.nl/topics/coronavirus-covid-19/visiting-the-netherlands-from-abroad/requirements-for-proof-of-vaccination )

ose

– test PCR të kryer deri në 48 orë përpara udhëtimit.

Për më shumë informacion mbi regjimin e lëvizjes, aksesoni në:

https://www.nederlandwereldwijd.nl/landen/albanie/reizen/reisadvies