Skip to content

Kishin marre te dyja dozat e Pfizerit, dy persona kthehen ne kufi pasi rezultuan pozitiv

    Dy qytetare, të cilët dyshohet se janë të infektuar me variantin Delta të koronavirusit janë kthyer në kufi nga pala greke, pasi kanë bërë testin e shpejtë.

    Bëhet fjalë për dy persona nga një fshat i Pogradecit, të cilët janë kthyer pas në doganën e Kapshticës pasi kanë bërë Rapid Testin në palën greke.

    Burimet theksojnë se rastet e dyshuar me variantin Delta kanë qenë të vak sinuar me 2 doza të Pfizer. Është bërë karantinimi i personave të dyshuar dhe kontaktet e tyre dhe pritet përgjigja nga Ministria e Shëndetësisë.