Skip to content

Si të kontrolloni Pikët e Patentës në e-albania ? DPSHTRR: Kujdes! Heqja e tyre ju çon në ‘riedukim’

    Drejtoria e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka informuar se fundmi se drejtuesit e automjeteve mund të kontrollojnë pikët e patentës në E-Albania.

    “Ky shërbim elektronik u vjen në ndihmë drejtuesve të automjeteve për t’u informuar online mbi gjendjen e pikëve të lejedrejtimit. Sjellja juaj në timon, në qarkullim reflektohet në pikët tuaja, të cilat ju pakësohen kur procedoheni për kundravajtje ose ju rriten kur jeni korrekt!” njofton DPSHTRR.

    KUJDES: Me ndryshimet e reja në Kodin Rrugor, heqja e të gjitha pikëve ju çon në Autoshkollë për riedukim si drejtues mjeti!

    Hapat që duhet të ndiqni:

    -Identifikohuni si qytetar në portalin e-albania;

    -Zgjidhni rubrikën “Transport dhe Automjete”;

    -Zgjidhni shërbimin “Pikët e Drejtuesit të Mjetit”;

    -Klikoni butonin “Përdor” për të shfaqur informacionin për pikët e drejtuesit të mjetit.

    Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën: helpdesk@e-albania.al