Java qe vjen pritet te sjelle valën më të nxehtë të katër viteve te fundit në Shqipëri, ku termometri do të ngjitet në 35°C edhe në zonat më të freskëta të Shqipërisë.
Temperaturat do të vijojnë të rriten gjatë ditëve të fundit të korrikut si pasojë e masave ajrore shumë të nxehta që vijnë nga shkretëtirat e Çadit dhe Nigerisë drejt Italisë dhe Ballkanit, duke shënuar temperatura dukshëm mbi 40°C.
Kulmi i nxehtësisë në territorin shqiptar parashikohet të vijë në datat 28-31 korrik kur termometri maksimal pritet të shënojë rreth 43°C në dy-tre qytete të Shqipërisë, ndërsa 80% e territorit do të shënojë mbi 38°C.