“Kujtova se m’i dhe dhuratë”, miku i mohon borxhin 25 mijë euro per te kryer operacionin

418
0

Rubrika e sotm “Shihemi në Gjyq” në emisionin “E Diela Shqiptare” trajtoi konfliktin mes dy ish-miqve, Janit dhe Gëzimit.

Gëzimi ishte ai që e ka kërkuar seancën e ndërmjetësimit, i cili e nis tregimin e tij për rastin duke e cilësuar si një brengë në lidhje me Janin.

Para 10 vitesh, Jani ndodhej në një gjendje të rëndë shëndetësore e cila i rezultoi edhe në koma, i ka kërkuar para hua Gëzimit për të kryer një operacion.

Gëzimi asokohe ishte vartës i Janit dhe shprehet se nuk ka asnjë ankesë ndaj Janit si punëdhënës lidhur me atë kohë. Megjithatë, huaja e pakthyer ka çuar në acarimin e marrëdhënieve të tyre.

Vlera e parave që i nevojiteshin Janit për operacionin e  këmbës ishin 25 mijë Euro të cilat Gëzimi ia kërkon mbrapsht, ndërsa Jani mohon marrjen e tyre.